Trump, plan për shkarkimin e Comey që ditën e zgjedhjes

Amerika

Trump, plan për shkarkimin e Comey që ditën e zgjedhjes

Më: 11 maj 2017 Në ora: 07:58
James Comey

Burime nga stafi i presidentit amerikan Donald Trump deklaruan të mërkurën se presidenti kishte menduar ta shkarkonte drejtorin e FBI-së, James Comey që kur u zgjodh president.

Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Sarah Huckabee Sanders tha për mediat se, ka patur një “lëkundje besimi” tek zoti Comey përgjatë vitit të fundit, pas disa hapave të gabuara të marra prej tij. 

Comey po drejtonte një hetim mbi dyshimet për ndërhyrjen ruse në zgjedhje. Demokratët në Kongresin dhe Senatin amerikan deklaruan se kjo ishte arsyeja e vërtetë përse Trump e lëvizi nga detyra ditën e martë. 

Nga ana e tij, ish-shefi i FBI-së deklaroi se shkarkimin e kishte mësuar nga televizori, teksa po drejtonte një mbledhje me agjentët e zyrës së Byrosë në Los Anxheles. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat