Trump: Ishte vendimi im për ta shkarkuar Comey

Amerika

Trump: Ishte vendimi im për ta shkarkuar Comey

Më: 12 maj 2017 Në ora: 07:59
Ish-drejtori i FBI-së, James Comey dhe Presidenti Donald Trump

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump ka deklaruar se ai kishte planifikuar ta shkarkonte drejtorin e FBI-së, James Comey edhe para se të merrte rekomandimet për një gjë të tillë, nga zyrtarët më të lartë të Departametit të Drejtësisë.

“Unë do ta shkarkoja Comey. Ishte vendimi im”, ka thënë Trump për NBC Neës më 11 maj, në intervistën e tij të parë pas shkarkimit të drejtorit të FBI-së.

“Do ta shkarkoja pavarësisht rekomandimeve”, ka thënë Trump.

Këto komente si duket janë në kundërshtim me shpjegimet që më herët ka dhënë adminstrata për shkarkimin e Comey.

Trump gjithashtu ka thënë se ka folur me Comey një herë gjatë një darke dhe dy herë përmes telefonit, ku gjatë kësaj kohe, presidenti tha se Comey i kishte thënë atij “se ti nuk jeni nën hetim”.

Në letrën e shkarkimit, Trump kishte falënderuar Comey që e ka informuar atë “tri herë” se ai nuk është nën hetim.

Fillimisht, Shtëpia e Bardhë kishte thënë se shkarkimi i Comey u bë pas rekomadimeve të Prokurorit të Përgjithshëm, Jeff Sesssions dhe zëvendësit të tij, Rod Rosenstein.

Comey ka mbikëqyrur një hetim kriminal, mbi ndërhyrjen e dyshuar të Rusis ënë zgjedhjet presidenciale si dhe për lidhjet e mundshme mes ekipit të fushatës së Trumpit me zyrtarët rusë.

Shkarkimi i tij më 9 maj, bëri që shumë ligjvënës të reagonin.

Ligjnënësit demokratë dhe disa republikanë, publikisht kanë vënë nën dyshim arsyetimin që Trump ka dhënë për shkarkimin e Comey- se ai nuk kishte menaxhuar në mënyrën e duhur hetimin për emailet e kandidates demokrate për presidente, Hillary Cinton.

Por brenda 48 orësh, arsyetimi për shkarkimin e shefit të FBI-së ndryshoi.

Shtëpia e Bardhë më 10 maj tha se Trump e kishte shkarkuar Comey sepse “ai nuk po bënte punë të mirë”, si shef i FBI-së.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat