Inflacioni në SHBA rritet 0,2 për qind në prill

Amerika

Inflacioni në SHBA rritet 0,2 për qind në prill

Më: 12 maj 2017 Në ora: 16:12
Ilustrim

Indeksi i çmimeve të konsumit në SHBA, masa kryesore e inflacionit, ka shënuar rritje në prill për 0,2 për qind pas rënies prej 0,3 për qind muajin e kaluar, njoftoi të premten Ministria e Punës së SHBA-ve.

Në nivel vjetor, çmimet e shitjes me pakicë dhe shërbimeve shënuan ngritje 2,2 për qind në prill, në krahasim me 2,4 për qind sa ishte muajin paraprak, raporton agjencia Bloomberg.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat