Trump urdhëroi takimin urgjent pas sulmit kibernetik

Amerika

Trump urdhëroi takimin urgjent pas sulmit kibernetik

Më: 14 maj 2017 Në ora: 20:37
Tom Bossert

Presidenti i SHBA Donald Trump, urdhëroi këshilltarin e tij të sigurisë, Tom Bossert, të zhvillonte një takim urgjent të premten në mbrëmje për të vlerësuar kërcënimin e paraqitur nga një sulm global kompjuterik në të paktën 150 vende, tha një zyrtar i lartë i administratës për Reuters.

“Stafi i lartë i sigurisë mbajti një takim tjetër në Dhomën e Situatave të Shtëpisë së Bardhë të shtunën derisa  FBI dhe Agjencia e Sigurisë Kombëtare po përpiqeshin të identifikonin autorët e sulmit masiv në interne”,  tha zyrtari, i cili foli në kushte anonimiteti.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat