Trump dënon “mashtrimet” e mediave për çështjen ruse

Amerika

Trump dënon “mashtrimet” e mediave për çështjen ruse

Më: 28 maj 2017 Në ora: 17:50
Presidenti amerikan, Donald Trump

Presidenti amerikan, Donald Trump, pas rikthimit në Shtëpinë e Bardhë në gjendje krize pas zbulimeve të reja për çështjen ruse, ka dënuar dhe një herë “mashtrimet” e mediave në një mesazh në rrjetin social Twitter.

Trump u kthye dje në mbrëmje nga një udhëtim nëntëditor në Lindjen e Mesme dhe në Evropë, në një kohë kur shtypi amerikan ka bërë zbulime të reja për kontaktet mes dhëndrit të tij, Jared Kushner me Rusinë në muajin dhjetor.

Sipas këtyre zbulimeve, Jared Kushner ka kërkuar të vendosë një rrugë të fshehtë komunikimi tradicional mes dy vendeve.

“Mendoj se shumë nga rrjedhjet e informacionit janë gënjeshtra të prodhuara nga media “Fake News” (informacione të rreme)”, shkroi Donald Trump në Twitter.

“‘Çdo herë që media përmend burime anonime, është shumë e mundur që këto burime nuk ekzistojnë, por janë shpikur nga gazetarët ‘fake news”‘+”, shtoi ai.

Zbulimet mbi Jared Kushner, një prej bashkëpunëtorëve më të afërt të Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë, janë të fundit pas rrjedhjes së kontakteve mes rrethit të presidentit amerikan dhe Rusisë gjatë fushatën zgjedhore dhe në javët që pasuan fitoren e Trump më 8 nëntor.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat