Raportohet për “fatalitete të shumëfishta” nga të shtënat në Orlando

Amerika

Raportohet për “fatalitete të shumëfishta” nga të shtënat në Orlando

Më: 5 qershor 2017 Në ora: 16:04
Policia në vendin e ngjarjes pas të shtënave të sotme në Orlando

(E plotësuar) - Autoritetet e zbatimit të ligjit në Shtetet e Bashkuara kanë njoftuar se ka “fatalitete të shumëfishta”, pas të shtënave në një hapësirë industriale në qytetin Orlando të Floridës.

Zyra e sherifit në këtë rajon, ku përfshihet qyteti Orlando, sot në rrjetin Twitter ka shkruar se “situata” është nën kontroll.

Disa rrugë në Orlando janë mbyllur derisa zëvendëssherifat janë përgjegjur ndaj të shtënave.

Nuk janë dhënë detaje të tjera.

Orlando ishte vend i të shtënave masive nga një person i armatosur, me ç’rast u vranë 49 vetë, gjatë sulmit në një klub nate të homoseksualëve në qershor të vitit 2016.

***

Raportohet se një numër njerëzish janë vrarë në një incident me të shtëna në Orlando, Florida, njofton policia amerikane.

Policia ka thënë se po e heton një rast me të shtëna, ku ka edhe të vrarë, në zyrat e një vendi pune në Orlando.

Zyra e sherifit në Orlando e ka përshkruar situatën si stabile dhe nën kontroll.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat