Shtëpia e Bardhë: Trump nuk do ta ndalojë Comey të dëshmojë

Amerika

Shtëpia e Bardhë: Trump nuk do ta ndalojë Comey të dëshmojë

Më: 5 qershor 2017 Në ora: 22:03
Presidenti amerikan, Donald Trump

Presidenti amerikan, Donald Trump, nuk do të përdorë fuqinë e tij si shef i shtetit për të ndaluar ish-shefin e FBI-së James Comey për të dëshmuar para Kongresit të SHBA-ve, transmetojnë mediat botërore.

Trump ka të drejtë ta bëjë këtë, por nuk do të ndryshojë privilegjin e vet për të mundësuar përmbushjen e shpejtë dhe në themel të hetimit të fakteve, të cilat i kërkon Komiteti i senatit amerikan për çështje inteligjence, thuhet në komunikatën e Shtëpisë së Bardhë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat