Trump: dëshmia e Comey-it, hakmarrje e vërtetë

Amerika

Trump: dëshmia e Comey-it, hakmarrje e vërtetë

Më: 9 qershor 2017 Në ora: 15:05
Trump dhe Comey

Presidenti Donald Trump të premten e theu heshtjen në Twitter, pas dëshmisë së fuqishme të drejtorit të shkarkuar të FBI-së James Comey, duke deklaruar se ajo ishte “një hakmarrje e vërtetë”.

Trump, i cili nuk kishte postuar si zakonisht në Twitter, që kur Comey e akuzoi administratën për përhapjen e “gënjeshtrave”, u kundërpërgjigj me një tweet herët në mëngjes, ku thonte “Wow, Comey ka zbuluar sekretet''.

Sot Presidenti Trump takohet me Presidentin e Rumanisë, Klaus Iohannis dhe më pas të dy ata do të kenë një konferencë të përbashkët për shtyp.

Në paraqitjen e tij të parë para Kongresit që pas shkarkimit të papritur muajin e kaluar, në dëshminë e tij dje, zoti Comey foli për mungesën e besimit të Presidentit ndaj tij, duke thënë hapur se ai e kishte shkarkuar nga puna me synimin për të ndërhyrë tek hetimi që po zhvillohet mbi lidhjet e zyrtarëve të fushatës së zotit Trump me Rusinë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat