Uashingtoni nderon aktivistë kundër korrupsionit nga mbarë bota

Amerika

Uashingtoni nderon aktivistë kundër korrupsionit nga mbarë bota

Më: 13 qershor 2017 Në ora: 05:49
SHBA, Kapitol

Aktivistët kundër korrupsionit nga mbarë bota u mblodhën në Kapitol, ku u vlerësuan nga Fondacioni Kombëtar për Demokracinë, si dhe u kërkua më shumë mbështetje për punën e tyre. Korrespondentja e Zërit të Amerikës, Katherine Gypson, bisedoi me aktivistë nga Afganistani dhe Guatemala.

Larg rrugëve të trazuara të Afganistanit, Khalil Parsa u thotë ligjvënësve në Kapitol të mos heqin dorë nga vendi i tij...

...si dhe nga lufta që ai zhvillon kundër korrupsionit. Uashingtoni njohu sakrificat që ka bërë zoti Parsa.

“Është qëlluar nëntë herë me armë. Jemi të mahnitur prej përkushtimit të tij”, thotë kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve, Paul Ryan.

Zoti Parsa thotë se nuk ai është i vetmi.

“Ky nuk është një rrezik vetëm për mua, por edhe për të gjithë aktivistët që luftojnë korrupsionin në Afganistan. Sigurisht që jam i shqetësuar, por duhet të punojmë të gjithë së bashku për demokracinë, shtetin ligjor dhe llogaridhënien”, thotë Khalil Parsa.

Ndërsa u vlerësua puna e tij, së bashku me aktivistë nga Angola, Ukraina, Malajzia dhe Guatemala, zoti Parsa thotë se ata që luftojnë korrupsionin duhet të krijojnë lidhje me njëri-tjetrin.

“Duhet të mbështesin njëri-tjetrin. Duhet të punojnë kolektivisht për ta mundur korrupsionin, siç bëjmë ne çdo ditë në Afganistan”, thotë ai.

Këta aktivistë kanë gjurmuar dokumentacionin që zbuloi abuzimet e ish-Presidentit ukrainas Victor Yanukovich me tregtinë e diamanteve të Angolas, duke e mbrojtur kështu nga korrupsioni shtetin ligjor dhe demokracinë, një përpjekje që SHBA-ja e mbështet me forcë.

“Nëse Amerika nuk do t’i bashkojë njerëzit me idealin e lirisë, të drejtat e njeriut dhe shtetin ligjor, atëherë kështu do ta bëjë këtë gjë?”, shtron pyetjen Paul Ryan, kryetar i Dhomës së Përfaqësuesve.

Amerikë u bë streha e fundit për Claudia Escobar...

...e cila u detyrua të arratiset nga Guatemala së bashku me familjen, pasi ishte bërë denoncuese kryesore e korrupsionit të qeverisë.

“Kur vinin në pushtet, e kuptova se duhet të ikja pasi më thonin që isha puçiste”, thotë Claudia.

Ajo thotë se është në dorën e popullit guatemalas që të kërkojë llogaridhënie.

“Nuk mundemi ta luftojmë korrupsionin, nëse institucionet tona janë të dobëta. Reformat që diskutuam kanë të bëjnë me pavarësinë e gjyqësorit dhe me përzgjedhjen e gjykatësve. Kjo mund të ndodhë vetëm nëse të gjithë sektorët në vendin tim mblidhen së bashku dhe të mbështesin propozimet ligjore”, tha ajo.

Aktivistitët thonë se janë këto shenja të vogla ndryshimi që sjellin shpresë në një kohë rreziqesh./voa

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat