Ligjvënësi Scalise vazhdon të jetë në gjendje kritike

Amerika

Ligjvënësi Scalise vazhdon të jetë në gjendje kritike

Më: 15 qershor 2017 Në ora: 19:32
presidenti Trump vizitoi qendrën spitalore “MedStar” në Washington së bashku me gruan Melania, për të parë nga afër ligjvënësin Scalise

Gjendja shëndetësore e ligjvënësit republikan Steve Scalise mbetet kritike edhe pas operacionit. Sipas autoriteteve ai do të ketë nevojë për të tjera ndërhyrje.

Mbrëmë, presidenti Trump vizitoi qendrën spitalore “MedStar” në Washington së bashku me gruan Melania, për të parë nga afër ligjvënësin Scalise dhe familjen e tij.

Më vonë presidenti shkroi në Twitter se gjendja shëndetsore e ligjvënësit është kritike por Scalice është "një luftëtar i vërtetë".

Ndërkohë ndeshja e bejsbollit e përfaqësuesve të kongresit amerikan do të zhvillohet sot sipas planifikimit, pavarësisht sulmit të papritur ndaj ligjvënësve republikanë gjatë stërvitjes, ku dhe mbeti i plagosur Scalise.

Presidenti Donald Trump nuk do të marrë pjesë në ndeshje edhe pse ai dëshironte të ishte i pranishëm, siç tha zëdhënësi i tij Sean Spicer, dhe kjo për arsye sigurie.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat