Ivanka Trump lavdëron të atin: Ka instikte politike fenomenale

Amerika

Ivanka Trump lavdëron të atin: Ka instikte politike fenomenale

Më: 27 qershor 2017 Në ora: 00:15
Ivanka Trump

Ivanka Trump, vajza dhe ndihmësja e presidentit amerikan, Donald Trump, ka folur për instiktet politike fenomenale të të atit, gjatë një interviste me programin televiziv “Fox and Friends” në “Fox News”.

“Unë përpiqem të rri jashtë politikës. Instiktet e tij politike janë fenomenale. Ai ka bërë diçka që askush nuk e kishte imagjinuar se mund ta arrinte. Ishin të paktë ata që besonin tek ai në fillim. Unë ndihem e bekuar, pasi jam pjesë e rrugëtimit nga njëra ditë në tjetrën. Ai ka bërë diçka vërtet të rrallë”, tha Ivanka Trump.

Një nga pjesëtaret e profilit të lartë të aministratës “Trump” dhe e pranishme kudo në fushatën elektorale, Ivanka Trump pranoi se vet përpiqej të qëndronte jashtë politikës, ndërkohë që bashkëshorti i saj, Jared Kushner është këshilltar i lartë i presidentit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat