Sot hyn në fuqi urdhri i Trump për ndalimin e hyrjes së refugjatëve

Amerika

Sot hyn në fuqi urdhri i Trump për ndalimin e hyrjes së refugjatëve

Më: 30 qershor 2017 Në ora: 08:03
Presidenti amerikan, Donald Trump

Ditën e sotme ka hyrë në fuqi një version më i kufizuar i urdhrit të presidentit Donald Trump, për bllokimin e vizave dhe hyrjes në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, për shtetasit nga gjashtë vende me popullsi myslimane.

BBC shkruan se urdhri që ka hyrë në fuqi, i mohon vizat dhe i ndalon hyrjen në SHBA shtetasve që nuk kanë njerëz të familjes ose marrëdhënie biznesi aty. Te familjarët e ngushtë, përcaktohen vetëm prind, vëlla, motër, fëmijë dhe bashkëshort (e).

Ndërkohë kujtojmë se ky rregull zbatohet për njerëzit nga Irani, Libia, Siria, Somalia, Sudani dhe Jemeni, si dhe për të gjithë refugjatët.

Gjatë kësaj jave, Gjykata e Lartë mbështeti pjesërisht këtë urdhrin, duke shfuqizuar vendimet e gjykatave që nuk lejonin zbatimin e këtij urdhri, që nga muaji shkurt.

Gjykata vendosi që njerëzit, të cilët do të aplikojnë për viza hyrëse në SHBA, nga gjashtë shtetet e urdhrit dhe të gjithë refugjatët, do të duhet të dëshmojnë një marrëdhënie të mirëfilltë me dikë në këtë vend.

Sipas mediave amerikane, në muajin tetor, Gjykata e Lartë pritet të marrë një vendim përfundimtar mbi urdhrin e ndalimit të Trump.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat