Në "aferën ruse" i përfshirë edhe djali i presidentit Trump, mori informacione kundër kandidates Clinton

Amerika

Në "aferën ruse" i përfshirë edhe djali i presidentit Trump, mori informacione kundër kandidates Clinton

Fitim Dika Nga Fitim Dika Më 11 korrik 2017 Në ora: 15:58
Donald und Donald Trump Junior

Normalisht Donald Trump Junior mbron babain e tij në rrjetet sociale. Tani ai ndodhet në qendër të kritikave për “aferën ruse”. Kush është djali më i vjetër i presidentit Trump?, shkruan magazina më e madhe e Europës “Der Spiegel”.

Trump Junior është kundër mediave, të majtëve dhe shkruan kundër refugjatëve sirianë - dhe kur babai i tij nuk mundet të vijojë debatin në rrjetet sociale, detyrën e merr djali i tij më i vjetër.

Tani - pak ditë pas përfundimit të konferencës G-20, është pikërisht ai që i ka sjellë probleme babait të tij.  Sipas "New York Times" ai sëbashku me dhëndrin Jared Kushner janë takuar me administratorë rusë për të marrë informacione kundër kandidates Hillary Clinton.  Në lidhje me këto akuza Trump Junior shkruan:

"Më pëlqen kur sulmohesh nga ekspertët, të cilët në një fare mënyre jetojnë nga politika, por që në dy vitet e fundit gjithmonë ishin pranë saj,” shkruan ai.

Trump Junior flet çekisht dhe gjatë kohës së shkurorëzimit mes presidentit Trump dhe nënës së tij Ivana, ai ka jetuar me gjyshërit dhe nuk ka folur një vjet me babain.

Sot ai më shumë sesa fushat e golfit preferon ngjitjen nëpër male, ndërsa kohën e tij e shpenzon mes Manhattan dhe Catskills në veri të Nju Jorkut. Ai është i martuar me Vanessa dhe ka pesë fëmijë. Gjatë kohës së fushatës zgjedhore ai gjithmonë i ka qëndruar pranë të atit. 

Tani ai shikohet një “figurë në ngjitje te republikanët” dhe se posti i ardhshëm shihet guvernatori i Nju Jorkut. Ai është një person që mund të fitojë, shkruan në fund “Der Spiegel” dhe “New York Times”./Bota sot

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat