Trump Jr. pranon se është ndihmuar nga Moska për rrëzimin e Clintonit

Amerika

Trump Jr. pranon se është ndihmuar nga Moska për rrëzimin e Clintonit

Më: 11 korrik 2017 Në ora: 20:43
Donald Trump Jr

Donald Trump Jr., djali i madh i presidentit amerikan, Donald Trump ka pranuar sot se kishte takuar vullnetarisht një avokate të paraqitur si e dërguar e qeverisë ruse, e gatshme për t’i dhënë kandidatit republikan informacione komprometuese për rivalen e tij presidenciale, Hillary Clinton.

Në një përtëritje të jashtëzakonshme të çështjes që goditi mandatin e presidentit të 45-të të SHBA-së, djali i tij Donald Jr., 39 vjeç, ka publikuar vetë në Twitter katër faqe nga mesazhet e shkëmbyera në vitin 2016 me një ndërmjetësues britanik, pasi u informua nga “New York Times” për përhapjen e mundshme të tyre nga e përditshmja, raporton AFP.

Donald Trump Jr. u kontaktua më 3 qershor 2016 nga ky i njohur, Rob Goldstone, një agjent që përfaqëson këngëtarin rus, Emin Agalarov, familja e të cilit është e afërt me atë të Donald Trump.

Rob Goldstone informon djalin e Trump se prokurori i përgjithshëm i Rusisë (që ai e quan, sipas një formulimi britanik, “prokuror i Kurorës”) ka propozuar për babain e Emin Agalarov, Aras, për të dhënë gjatë fushatës së Trump informacione dhe dokumentet zyrtare që përfshijnë Hillary Clinton dhe transaksionet me Rusinë dhe që do të ishin shumë të nevojshme për babain tuaj.

“Këto janë informacione të niveleve të larta dhe shumë të ndjeshme, por që bëjnë pjesë në mbështetjen e Rusisë dhe qeverisë së saj për Trump”, shkruan Rob Goldstone, i cili pyet për rrugën që do të ndiqet dhe nëse djali i Trump do të ishte i gatshëm për të folur me Emin Agalarov për këtë çështje.

“Nëse është vërtet siç thua, do të ishte fantastike”, ka qenë përgjigjja e djalit të presidentit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat