Trump: Nuk jam takuar dy herë me Putinin në Hamburg

Amerika

Trump: Nuk jam takuar dy herë me Putinin në Hamburg

Më: 19 korrik 2017 Në ora: 20:06
Pamje nga takimi Trump - Putin më 7 korrik në samitin G20 në Gjermani

Presidenti amerikan Donald Trump ka demantuar sot se me homologun e tij rus Vladimir Putin, është takuar dy herë në samitin G20 në Hamburg, duke thënë se një lajm i tillë i rrem është "i sëmurë".

"Lajmi i rrem për darkën sekrete me Putinin është ‘i sëmurë’. Të gjithë liderët G20 dhe bashkëshortet i ka ftuar kancelarja gjermane. Mediat e kanë ditur këtë", shkruan Trump në llogarinë e tij në Twitter.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat