Donald Trump mbi Napoleon Bonapartën, Hitlerin dhe ushtrinë ruse

Amerika

Donald Trump mbi Napoleon Bonapartën, Hitlerin dhe ushtrinë ruse

Fitim Dika Nga Fitim Dika Më 20 korrik 2017 Në ora: 13:15
Macron, Trump ne Paris

Presidenti amerikan Donald Trump ka kryer një intervistë të gjatë me gazetën “New York Times” ku është ndalur edhe për tema historike rreth Napoleonit, Hitlerit dhe ushtrisë ruse.

 “Napoleonit nuk i ka shkuar mirë në fund. Por unë më pas pyeta (gjatë vizitës së tij në Paris - SHP). Unë pyeta presidentin se çfarë ndodhi me Napoleonin? Ai më tha: ‘Jo, jo, jo. Çfarë ai ka bërë është e pabesueshme. Ai krijoi Parisin.’ Rrjetin e rrugëve dhe artin e punës së tyre. Ai la shumë gjëra pas, por ajo që nuk duhej të bënte ishte marshimi i tij drejt Rusisë, sepse ai kërkontë të bënte diçka ndryshe, dhe më pas ngrinë atje.

Sa shpesh i ka shpëtuar koha rusët? (..) Ngjashëm i ka ndodhur edhe Hitlerit. Në fakt jo nga arsyeja e njëjtë. Hitleri kërkonte të konsolidohej. Ai ishte gati të marshonte. Por kërkonte të konsolidohej, kur temperaturat shkuan në minus 35 grad celsiuz dhe i solli fundin ushtrisë së tij (..) Por rusët kanë luftëtarë të mëdhenj në kohëra acari. Ata shfrytëzojnë acarin si përparësi të tyre. Unë mendoj, ata kanë fituar pesë luftëra, kur kundërshtarët e tyre janë ngrirë nga i ftohti. Kjo vërtet është e madhërishme.”/Bota sot

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat