Këshilltari i Trump: Në tryezë, lufta parandaluese

Amerika

Këshilltari i Trump: Në tryezë, lufta parandaluese

Më: 5 gusht 2017 Në ora: 17:59
Ilustrim

Shtetet e Bashkuara janë gati për të gjitha opsionet për t’i bërë ballë kërcënimit bërthamor të Koresë së Veriut, përfshirë atë për të hyrë në një “luftë parandaluese”.

Lajmin e ka bërë të ditur këshilltari për sigurinë kombëtare në Shtëpinë e Bardhë, H.R. McMaster, në një intervistë. 

“Nëse më pyesni nëse po përgatisim plane për një luftë parandaluese, atëherë ju përgjigjem që po. Një luftë për t’i dhënë fund kërcënimeve për një sulm bërthamor nga Korea e Veriut drejt Shteteve të Bashkuara”, ka deklaruar McMaster.  

Ai ka theksuar se presidenti Trump ka qenë shumë i qartë lidhur me këtë çështje kur tha se, nuk do t’i tolerojë më kërcënimet e Penianit. 

“Për presidentin është e patolerueshme që ata të zotërojnë armë bërthamore dhe të kërcënojnë Shtetet e Bashkuara, ndaj dhe opsioni ushtarak është mbi tryezë”, ka thënë McMaster. 

Zyrtari i lartë amerikan është shprehur i vetëdijshëm se çdo sulm ndaj Koresë së Veriut mund të sjellë një luftë e cila do të ketë një kosto madhore e që mund të shkaktojë vuajtje të mëdha për popullsinë koreane.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat