Sulm terrorist në Venezuelë?

Amerika

Sulm terrorist në Venezuelë?

Më: 6 gusht 2017 Në ora: 23:55
Sulm ne Venezuele

Ushtria e Venezuelës pretendon se ka zmbrapsur një sulm "terrorist" ndaj një baze ushtarake, i cili ishte organizuar nga një ushtar dezertor, që sipas tyre ishte i lidhur me "qeveritë e huaja".

Presidenti Nicolas Maduro në televizionin shtetëror ka thënë se dy sulmues u vranë dhe tetë u kapën të gjallë, duke pretenduar se grupi i "mercenarëve", numri i të cilëve sipas tij ishte prej 20 personave, kishte lidhje me Kolumbinë dhe Shtetet e Bashkuara, raporton AFP.

Megjithatë, incidenti ngriti frikën se kriza politike dhe ekonomike e thelluar e Venezuelës mund të shpërthejë në dhunë më të madhe.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat