Venezuela akuzon Trump për kërcënim të stabilitetit të Amerikës Latine

Amerika

Venezuela akuzon Trump për kërcënim të stabilitetit të Amerikës Latine

Më: 13 gusht 2017 Në ora: 09:50
Jorge Arreaza

Qeveria venezueliane akuzoi sot presidentin amerikan, Donald Trump se kërkon të kërcënojë stabilitetin e Amerikës Latine me “kërcënime absurde” rreth një “mundësie ushtarake” përballë krizës që po trondit vendin.

“Kërcënimi i pamatur i presidentit Donald Trump synon të nxisë Amerikën Latine dhe Karaibet në një konflikt që po trazon në mënyrë të vazhdueshme, stabilitetin, paqen dhe sigurinë e rajonit tonë”, deklaroi ministri i Punëve të Jashtme, Jorge Arreaza, duke lezuar një deklaratë në emër të presidentit socialist, Nicolas Maduro.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat