Trump dënon dhunën në Virxhinia, thotë se racizmi është një e keqe

Amerika

Trump dënon dhunën në Virxhinia, thotë se racizmi është një e keqe

Më: 14 gusht 2017 Në ora: 19:56
Presidenti amerikan Donald Trump

Presidenti amerikan Donald Trump, tha se “racizmi është një e keqe”, duke i quajtur Ku Klux Klan, neo-nazistët dhe supremacistët e bardhë si “kriminelë dhe banditë”.

Ai i bëri komentet në sallën e pritjeve diplomatike të Shtëpisë së Bardhë pas takimit me Prokurorin e Përgjithshëm Jeff Sessions dhe drejtorin e FBI-së Christopher Wray në lidhje me dhunën me motive raciste në Sharlotsvill të Virxhinias.

 “Kushdo që ka shkelur ligjin në dhunën raciste këtë fundjavë, do të jetë përgjegjës,” tha zoti Trump gjatë komenteve të shkurtra që bëri në Shtëpinë e Bardhë.

Deklarata erdhi dy ditë pasi ai nuk arriti të dënojë në mënyrë konkrete tubimin e supremacistëve ku u vra 32-vjeçarja Heather Heyer dhe u plagosën rreth 19 të tjerë nga një person, që sipas njoftimeve kishte prirje raciste dhe pro-naziste.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat