Trump dënon sulmin terrorist në Barcelonë: Qëndroni të fortë

Amerika

Trump dënon sulmin terrorist në Barcelonë: Qëndroni të fortë

Më: 17 gusht 2017 Në ora: 21:43
Përmes një statusi në ‘Twitter’ Trump premton ndihmën e SHBA-së për autoritetet spanjolle dhe kërkon që populli të qëndrojë i fortë.

Presidenti amerikan, Donald Trump ka dënuar sulmin terrorist në sheshin ‘Katalunja’ të Barcelonës, ku një furgon ka përplasur njerëzit duke shkaktuar 13 të vdekur dhe mbi 50 të plagosur.

Përmes një statusi në ‘Twitter’ Trump premton ndihmën e SHBA-së për autoritetet spanjolle dhe kërkon që populli të qëndrojë i fortë.

“SHBA-ja dënon sulmin terrorist në Barcelonë, në Spanjë dhe do të bëjë gjithçka është e nevojshme për ta ndihmuar”, shkruan Trump në “Twitter”.

“Jini të guximshëm dhe të fortë, ne ju duam!”,- shtoi ai.

Sipas mediave vednase shoferi i furgonit ishte larguar në këmbë pasi kishte përplasur njerëzit, ndërsa policia ka publikuar edhe një foto të tij. Bëhet fjalë për një maroken i quajtur Driss Oukabir.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat