Të shtëna në Florida, vritet një polic

Amerika

Të shtëna në Florida, vritet një polic

Më: 19 gusht 2017 Në ora: 11:32
Florida

Një polic është vrarë, ndërsa një tjetër ka mbetur i plagosur rëndë gjatë të shtënave në qytetin Kisimi në Floridën qendrore.

Siç njofton policia, tre të dyshuar në këto të shtëna janë arrestuar  kurse në kërkim është edhe personi  i katërt.

Sulmi ndaj policëve ka ardhur derisa ata ishin duke i kontrolluar personat e dyshuar në pjesën e qytetit e njohur për shitje dhe shpërndarje të drogës, ka thënë shefi i policisë lokale, Jeff O’Deal në konferencë për media, duke shtuar se policët nuk kishin mundësi që t’ua kthenin zjarrin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat