OSBE: Trump të ndërpresë sulmet kundër mediave

Amerika

OSBE: Trump të ndërpresë sulmet kundër mediave

Më: 28 gusht 2017 Në ora: 21:03
Donald Trump

?Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) i kërkoi sot presidentit amerikan, Donald Trump, të ndërpresë sulmet e tij kundër mediave në SHBA, duke theksuar se ato prekin themelet e demokracisë dhe rrezikon të inkurajojnë praktika të tilla edhe në vende të tjera.

“Deklaratat e presidentit amerikan janë shumë shqetësuese, sepse ato degradojnë rolin thelbësor që luan media në të gjithë shoqëritë demokratike”, vlerësoi përfaqësuesi i OSBE-së për lirinë e medias, Harlem Desir.

“Gjatë një fjalimi në Feniks (Arizona) më 22 gusht, Trump kishte akuzuar kryesisht median se është dukshëm e pandershme, e kalbur dhe se krijon histori nga më të ndryshmet”, thekson OSBE-ja.

“Duke e cilësuar median si armike të popullit, presidenti amerikan mohon jo vetëm legjitimitetin e tyre, por ai bën që gazetarët të jenë potencialisht shënjestër e dhunës”, vazhdon Desir.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat