Houston, tejmbushen digat. Presidenti Trump informohet për stuhinë në Teksas

Amerika

Houston, tejmbushen digat. Presidenti Trump informohet për stuhinë në Teksas

Më: 29 gusht 2017 Në ora: 19:45
Presidenti Donald Trump dhe zonja e parë Melania Trump po vizitojnë Teksasin, për të parë nga afër shkatërrimin e shkaktuar nga uragani “Harvey”, që tani është deklasifikuar në një stuhi tropikale.

(E plotësuar) - Presidenti Donald Trump u takua sot në kryeqytetin e shtetit Teksas, Austin, me autoritetet lokale për t’u informuar për përpjekjet më të fundit të shërbimeve të emergjencës. Presidenti dhe Zonja e Parë Melania Trump udhëtuan sot me avion drejt Teksasit për të parë nga afër dëmet në shtetin e përmbytur nga uji, ndërkohë që furtuna tropikale Harvey vazhdon të sjellë reshje mbi rajonin.

Presidenti dhe bashkëshortja ndaluan fillimisht në Corpus Christi, ku uragani Harvey shkaktoi dëmet e para që ditën e premte.

Në axhendë nuk ishte planifikuar një vizitë në qytetin e Hjustonit, ku përmbytjet masive kanë zhvendosur mijëra njerëz nga shtëpitë e tyre të ndodhura në këtë zonë që përllogaritet si zona e katërt më e populluar në Shtetet e Bashkuara. Shtëpia e Bardhë njoftoi se Presidenti Trump planifikon të bëjë një udhëtim të dytë drejt Teksasit ditën e shtunë, për të parë më nga afër dëmtimet nga furtuna, e cila mendohet se deri në fundjavë do të jetë zhvendosur drejt veriut të vendit.

Përpara se të shkonte në Teksas, Presidenti Trump premtoi se qeveria federale do të ofronte të gjithë asistencën dhe ndihmën financiare që do t’i nevojitet shtetit të Teksasit dhe shtetit fqinj Luizianës, për t’u rimëkëmbur nga dëmet e shkaktuara nga furtuna, të përllogaritura në dhjetëra miliardë dollarë.

“Ne jemi një familje amerikane” u shpreh Presidenti Trump, ndërsa po përballet për herë të parë gjatë shtatë muajve të presidencës së tij me një katastrofë natyrore të përmasave të mëdha. Ai premtoi se “do t’ju jepet çdo gjë që do t’ju nevojitet dhe me shpejtësi”.

Image

Houston, tejmbushen digat. Trump zbret në Teksas

Një digë gjigante pranë Houstonit ka filluar të derdhë ujë, ndërsa stuhia “Harvey” po bën që rezervuari i saj të tejmbushet.

Inxhinierët janë përpjekur të pengojnë përmbytjen e komuniteteve përreth, duke hapur portat për derdhjen e një sasie uji nga diga “Addicks”. Por, zyrtarët thonë se tani, niveli i ujit e ka kaluar lartësinë e digës së rezervuarit.

Rrjedhja e ujit, sidoqoftë, nuk ka rrezik të dëmtojë digën “Addicks”, por do të përkeqësojë situatën në zonat pranë “Fuffalo Bayou”, lumi kryesor në qytetin e katërt më të madh të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Zyrtarët, ndërkohë, janë të shqetësuar për një tjetër digë, atë “Barker”, e cila po ashtu kontrollon sasinë e ujit në lum.

“Harvey” shkaktoi përmbytje të mëdha në Teksas dhe ka filluar tani të prekë edhe Louisianën. Reshje të paprecedenta shiu kanë detyruar me mijëra njerëz të braktisin shtëpitë, ndërsa skuadrat e shpëtimit po përpiqen të arrijnë tek ata që kanë mbetur të bllokuar.

Të paktën 9 persona raportohet të kenë humbur jetën në zonën e Houstonit. Gjashtë pjesëtarë të së njëjtës familje vdiqën, duke u përpjekur t’u shpëtonin përmbytjeve.

Presidenti Donald Trump dhe zonja e parë Melania Trump po vizitojnë Teksasin, për të parë nga afër shkatërrimin e shkaktuar nga uragani “Harvey”, që tani është deklasifikuar në një stuhi tropikale.

Ndërkohë shiu vazhdon të bjerë. “Harvey” është uragani më i fuqishëm që ka goditur Teksasin në më shumë se 50 vite. Stuhia që po lëviz ngadalë, e teksa gjendet aktualisht mbi Gjirin e Meksikës, do të vazhdojë të sjellë reshje të mëdha shiu në zonat e goditura tashmë rëndë nga përmbytjet.

Image
Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat