Për të parën herë Trump e kryeson përkujtimin për 11 Shtatorin

Amerika

Për të parën herë Trump e kryeson përkujtimin për 11 Shtatorin

Më: 11 shtator 2017 Në ora: 10:12
Pamje e një objekti memorial në Nju Jork për viktimat e sulmeve terroriste të 11 Shtatorit të vitit 2001

Presidenti amerikan, Donald Trump, për të parën herë do ta kryesoj përkujtimin për 11 Shtatorin, që është një ngjarje ceremoniale e cila zakonsiht është jopartiake, me të cilën përkujtohen 3 mijë njerëzit e vrarë, kur rrëmbyesit e aeroplanëve e goditën Qendrën Tregtare Botërore, Pentagonin dhe një hapësirë në Pensilvani.

Shtëpia e Bardhë ka njoftuar se presidenti Trump dhe bashkëshortja e tij, Melania Trump, do të mbajnë një moment të heshtjes në Shtëpinë e Bardhë, pak para orës 9 të mëngjesit, sipas kohës në Nju Jork, që ishte koha kur aeroplani i parë i kishte goditur Kullat Bonjake të Qendrës Botërore të Tregtisë, më 11 Shtator të vitit 2001.

Presidenti dhe zonja e parë, po ashtu, do të marrin pjesë në ceremoninë në Pentagon, e cila udhëhiqet nga sekretari i mbrojtjes, Jim Mattis, dhe gjenerali Joseph Dunford, që është shef i shtamadhorisë së Forcave të Armatosura të Shteteve të Bashkuara.

Zëvendëspresidenti amerikan, Mike Pence, planifikon që ta përfaqësoj administratën Trump gjatë përkujtimit të sotëm në Shamksville të Pensilvanisë.

Para tri ditësh, para shënimit të 16 vjetorit të sulmeve terroriste kundër Shteteve të Bashkuara, presidenti Trump e shpalli periudhën prej 8 e deri më 10 shtator, si “Ditët e Përkujtimit dhe Lutjes”, ndërsa 11 Shtatorin e ka shpallur “Ditë të Patriotizmit”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat