Pamje apokaliptike vijnë nga Meksika, tërmeti bëri kërdi

Amerika

Pamje apokaliptike vijnë nga Meksika, tërmeti bëri kërdi

Më: 20 shtator 2017 Në ora: 07:14
Pamje nga termeti

35 vite më parë, Mexico City ishte goditur nga një tërmet i fuqishëm në po të njëjtën datë siç ka ndodhur edhe sot. 

Asokohe kishin humbur jetën 10 mijë persona, kurse në tërmetin e sotëm deri më tani raportohet se kanë humbur jetën 42 persona.

Tërmeti që ka zgjatur afro gjysmë minute, kishte shkaktuar dëme të mëdha nëpër gjithë qytetin dhe ua kishte marrë jetën 5 mijë persona. Lëkundjet ishin aq të forta sa që kishin shkaktuar dëme materiale rreth 4 miliardë dollarë.

Raportohet se 412 objekte ishin shkatërruar plotësisht, kurse 3.124 tjera ishin dëmtuar pjesërisht.

E sot numri i viktimave të tërmetit në Meksikë ka shkuar në 92 persona, kurse disa ndërtesa janë rrëzuar në kryeqytetin Mexico City.

Aeroporti i kryeqytetit ka pezulluar të gjitha operacionet pas tërmetit me magnitudë 7.1 shkallë të Rihterit dhe ndërtesat në Mexico City janë evakuar.
Në disa ndërtesa është raportuar për zjarr  ku dyshohet se disa persona janë bllokuar brenda.
Më parë gjatë këtij muaji, një tërmet me magnitudë 8,1 shkallë të Rihterit la të paktën 90 të vdekur.
Epiqendra e tërmetit ishte pranë Atencingo në shtetin Puebla, rreth 120 km nga Mexico City, me një thellësi prej 51 km.
Dridhja ndodhi kur një stërvitje për tërmet u mbajt në Mexico City, në 32 vjetorin e një tërmeti që vrau deri në 10 mijë njerëz.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat