Ulja e taksave, Trump zbulon propozimin e tij

Amerika

Ulja e taksave, Trump zbulon propozimin e tij

Më: 28 shtator 2017 Në ora: 06:52
Presidenti Donald Trump

Presidenti Donald Trump propozoi ndryshimin më të madh të taksave në tre dekada, duke ofruar ulje taksash për shumicën e amerikanëve, por gjithashtu duke marrrë kritika se plani i tij favorizon të pasurit dhe kompanitë e mund t’i shtojë triliona dollarë defiçitit të ekonomisë.

Propozimi, i cili sipas Trump ndihmon punëtorët dhe krijon vende pune, do të ketë një betejë shumë të vështirë në Kongres, pasi republikanët janë të ndarë për të, ndërsa demokratët kundër. 

Plani i Trump synon që të ulë taksat për të ardhurat e kompanive, të reduktojë taksat për bizneset, të reduktojë taksimin e lartë për individët dhe gjithashtu të eliminojë disa mënyra për të shmangur pagesën e taksave të larta. 

“Do të jetë diçka speciale dhe është reduktimi më i madh i taksave në historinë e SHBA-ve”, deklaroi Trump për reporterët, por ekspertët thonë se plani që mbështetet nga bizneset e mëdha, paraqet shumë pak detaje se si do të paguhen reduktimet e taksave pa shtuar defiçitin.

Por presidenti miliarder nxitoi të theksonte se ai vetë s’do të përfitonte financiarisht dhe se të pasurit kanë përfitime minimale nga ai. Demokratët u hodhën menjëherë në sulm dhe thanë se plani bën më të pasur të pasurit, nuk ndihmon aspak shtresën e mesme dhe mbi të gjitha rrit defiçitin. 

Prej dekadash, ligjvënësit në SHBA nuk kanë mundur të bëjnë një reformin të kodit të taksave dhe hera e fundit ishte në vitin 1986.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat