Tillerson vizitë zyrtare në Kinë për çështjen koreano-veriore

Amerika

Tillerson vizitë zyrtare në Kinë për çështjen koreano-veriore

Më: 29 shtator 2017 Në ora: 13:16
Sekretari amerikan i Shtetit, Rex Tillerson

Sekretari amerikan i Shtetit, Rex Tillerson do të nisë vizitën e tij të dytë zyrtare në Pekin, gjatë së cilës ai do të zhvillojë diskutime mbi kërcënimin bërthamor të Koresë së Veriut, tregtinë SHBA-Kinë dhe vizitën e presidentit Trump në Kinë, në nëntor.

Tillerson pritet të mbërrijë sot në Pekin dhe të takohet nesër me zyrtarë të lartë kinezë.

Trump dhe Tillerson i kanë bërë thirrje Kinës në mënyrë të përsëritur, që të ndihmojë në frenimin e Phenianit, pasi besohet se Kina është përgjegjëse për gati 90 për qind të të ardhurave tregtare të Koresë së Veriut.

Pekini ka njoftuar dje se të gjitha kompanitë e Koresë së Veriut,në Kinë duhet të mbyllen deri në fillim të muajit janar, si rezultat i një sërë sanksionesh të miratuara këtë muaj nga Këshilli i Sigurimit i OKB-së,  në përgjigje të testeve raketore dhe bërthamore të Phenianit.

Gjatë muajve të fundit, Trump ka kritikuar qeverinë kineze se nuk ka vepruar mjaftueshëm për të ndalur Korenë e Veriut, por të martën, ai falënderoi presidentin kinez, Xi Jinping për ndihmën e tij në këtë proces.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat