Të shtënat vdekjeprurëse që ndodhën sot në Las Vegas konsiderohet si më fatalja në historinë e SHBA’ve kohëve të fundit.
Me më shumë se 50 të vdekur, kjo është vrasja më vdekjeprurëse në historinë e SHBA’së, raportoi “BBC”.
Ai tejkalon të shtënat e vitit të kaluar në një klub nate në Florida, i cili vrau 49 vetë dhe mori dhjetëra të plagosur.
Ndërsa, vjen reagimi i Presidentit të SHBA’së Donald Trump ku ka shprehur ngushëllimet e tij për të vdekurit dhe të plagosurit.
“Ngushëllimet e mia më të ngrohta dhe keqardhjen ndaj viktimave dhe familjeve që kanë qenë cak i të shtënave të tmerrshme në Las Vegas. Zoti ju bekoftë!”, kishte shkruar ai përmes Tëitterit të tij zyrtar.
Ndërkohë raportohet se ka edhe një numër të personave të zhdukur.
Policia zyrtare e Las Vegasit e ka publikuar një numër për të kontaktuar nëse evidentohen dhe gjinden persona të zhdukur.