Trump: Tillerson po harxhon kohë për negociatat me Veriun

Amerika

Trump: Tillerson po harxhon kohë për negociatat me Veriun

Nga: Arben Sylejmani Më: 2 tetor 2017 Në ora: 14:09
Donlad Trump dhe Kim

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donlad Trump ka thënë se sekretari i shtetit, Rex Tillerson është duke harxhuar kohë në bisedimet për Korenë Veriore, raporton the Guardian, përcjell Bota sot.

"I thashë Rex Tillerson, sekretari ynë i mrekullueshëm i shtetit, se po harxhon kohën e tij duke u përpjekur të negociojë me Kimin duke e quajtur “njeriu i vogël i raketave " shkruante presidenti nga klubi i tij i golfit në Bedminster, New Jersey.

Zyrtarët amerikanë kanë tentuar të ulin kundërshtimin e Donald Trump në mundësinë e bisedimeve me Korenë e Veriut, duke thënë se presidenti dhe sekretari i tij i shtetit, Rex Tillerson, ishin të pajtimit të dialogonin me regjimin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat