Uragani Nate pranë SHBA-ve

Amerika

Uragani Nate pranë SHBA-ve

Më: 7 tetor 2017 Në ora: 21:42
Ilustrim

Stuhia tropikale Nate, u shndërruar sot në uragan, i cili mori jetën e 28 personave dhe shkaktoi dëme të mëdha gjatë kalimit në Amerikën Qendrore, është duke vijuar rrugëtimin drejt SHBA-ve, ku disa qytete si New Orleans janë mobilizuar për përballimin e situatës.

Presidenti Donald Trump ka marrë masa urgjente për dislokimin e një pakete ndihmash federale në rast nevoje.

Sipas një deklarate të Qendrës Kombëtare Amerikane të Uraganeve (NHC) të publikuar në mesditë, syri i uraganit Nate shtrihet rreth 395 kilometra në juglindje të Misisipit.

NHC njoftoi se stuhia tropikale Nate, është shndërruar në uragan të kategorisë 1, nga 5 që numëron shkalla Saffir-Simpson.

Nate po zhvendoset me shpejtësi rreth 35 kilometra në orë, duke përfshirë brigjet amerikane në orët në vijim.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat