Presidenti Trump, debat me një ligjvënëse për ngushëllimin për ushtarin e rënë

Amerika

Presidenti Trump, debat me një ligjvënëse për ngushëllimin për ushtarin e rënë

Më: 18 tetor 2017 Në ora: 21:19
Myeshia Johnson

Presidenti Donald Trump e mohoi thënien e ligjvënëses Frederica Wilson, se ai i kishte thënë të vesë së një ushtari të vrarë në Niger, se i shoqi “e dinte ç’e priste kur ishte regjistruar për të shkuar në luftë”.

"Ligjvënësja demokrate i ka fabrikuar plotësisht fjalët që unë i thashë gruas së ushtarit të vrarë në detyrë(dhe unë kam provë për këtë). E dhimbshme!” komentoi të martën në Twitter Presidenti Trump.

"Presidenti gënjen”, - tha ligjvënësja Wilson në një intervistë që dha të mërkurën në CNN. "Ai as që di të shprehë keqardhje ndaj njerëvze, thjesht të thotë: “Jemi të pikëlluar”, - shtoi ajo.

Ligjvënësja Wilson tha se kishte mësuar të martën për bisedën mes zotit Trump dhe vejushës Myeshia Johnson, ndërsa ajo po shkonte drejt Aeroportit Ndërkombëtar të Miamit, për të pritur mbërritjen e trupit të të shoqit, rreshterit La David Johnson. Ai ishte në mesin e katër ushtarëve amerikanë, anëtarë të forcave speciale, të vrarë më 4 tetor në një pritë që ju bë në Niger.

Ligjvënësja Wilson tha se në makinë ishte ajo dhe anëtarë të tjerë të familjes.

"Ai as që di t’u shprehë njerëzve pikëllimin. E turpshme për të që shkruan mesazhe në Twitte për një gjë të tillë”, tha zonja Wilson.

Mamaja e reshterit Johnson's mother, Cowanda Jones-Johnson, i tha gazetës “The Washington Post” se edhe ajo ishte në makinë gjatë telefonatës dhe se "president Trump tregoi mungesë respekti ndaj djalit dhe vajzës së saj, si edhe ndaj asaj vetë dhe bashkëshortit të saj”.

Më pas Presidenti Trump, Later, para një takimi me disa senator, e hodhi përsëri poshtë versionin e familjes për telefonatën dhe la të kuptohej se anëtarja e Kongresit Wilson, do ta tërhiqte deklaratën e saj.

"Unë nuk e thashë atë që tha ligjvënësja; aspak. Ajo e di. Dhe tani ajo nuk po e thotë më”, tha ai.

"Unë pata një bisedë të mire me atë grua, me bashkëshorten, që dukej se ishte një grua shumë e mire. Nuk thashë atë që tha ligjvënësja”.

Ligjvënësja Wilson, reagoi në Twitter duke shkruar: “Unë nuk tërhiqem nga varianti im për telefonatën e (Presidentit) Trump me Myesha Johnsonin. Ky është emri i saj, zoti Trump dhe jo ‘ajo gruaja’ ose ‘e shoqja’”, shkruante zonja Johnson.

Ligjvënësja më parë sugjeroi që Trump "duhet të mësojë nga presidentë të mëparshëm, si Presidenti Obama, psh dhe duhet t’u kishte thënë fjalë të mira familjarëve të ushtarit të rënë në detyrë dhe më pas t’u çonte atyre një letër.”

Të hënën, 12 ditë pas vrasjes së ushtarëve, Presidenti Trump foli për ngjarjen në një konferencë shtypi në Shtëpinë e Bardhë.

"E ndjeva veten shumë keq, - tha ai. - Për mua telefonatat për ushtarët e vrarë janë më të vështirat.”

Në konferencën e shtypit Presidentin Trump e pyetën përse nuk kishte komentuar për vdekjen e katër ushtarëve amerikanë. Ai tha se u kishte shkruar familjeve të tyre, se letrat do t’ju çoheshin atye së shpejti dhe se më vonë kishte ndërmend t’i telefonte ato.

Presidenti Trump tha në konferencën e shtypit se presidentë të mëparshëm nuk i kishin kontaktuar familjet e ushtarëve të vrarë në detyrë dhe se këtë ai e dinte nga gjeneralët që shërbjenë në adminsitratën e tij.

Kjo deklaratë e zotit Trump shkaktoi debate dhe i detyroi ndihmësit e dy presidentëve të fundit amerikanë t’i kundërshtojnë ato.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat