Shtëpia e Bardhë njofton se Trump nuk do të takohet me Putinin

Amerika

Shtëpia e Bardhë njofton se Trump nuk do të takohet me Putinin

Më: 10 nëntor 2017 Në ora: 08:42
Presidenti amerikan, Donald Trump, me homologun e tij rus, Vladimir Putin, gjatë takimit të tyre në Gjermani.

Shtëpia e Bardhë ka njoftuar se presidenti amerikan, Donald Trump, nuk do të zhvilloj takim formal me presidentin rus, Vladimir Putin, gjatë samitit të Azisë Juglingdore në Vietnam.

“Nuk ka pasur asnjë takim të konfirmuar dhe nuk do të ketë ndonjë takim për shkak të mosperputhjes së orareve nga të dyja palët”, ka njoftuar sekretarja për shtyp e Shtëpisë së Bardhë, Sarah Sanders.

Sipas Sanders ka mundësi që të zhvillohet ndonjë takim jo formal, ose në Danang apo më vonë në Filipine, ku Trump dhe Putin do të marrin pjesë në një tjetër konferencë.

Kremlini ka njoftuar më herët gjatë javës se do të mbahet takimi në mes të palës ruse dhe amerikane, ndonëse sekretari amerikan i shtetit, Rex Tillerson, pati njoftuar se ende nuk ka ndonjë vendim rreth kësaj çeshtje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat