Tenton të kalojë barrierën rreth Shtëpisë së Bardhë, arrestohet

Amerika

Tenton të kalojë barrierën rreth Shtëpisë së Bardhë, arrestohet

Më: 19 nëntor 2017 Në ora: 16:03
ilustrim

Shërbimi sekret amerikan ka arrestuar një person që tentoi të kalojë barrierën e sigurisë të vendosur përgjatë avenysë Pensilvania rreth Shtëpisë së Bardhë, derisa brenda ndodhej presidenti amerikan Donald Trump, transmeton AP.

Agjencia shkruan se shërbimi sekret shkroi në Twitter se në ora tetë të mëngjesit sipas kohës lokale, ky person ka tentuar të kapërcejë barrierën metalike, e cila është vendosur në rend të dytë rreth Shtëpisë së Bardhë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat