Trump mohon t’i ketë kërkuar FBI-së të heqë dorë nga hetimi për Flynn

Amerika

Trump mohon t’i ketë kërkuar FBI-së të heqë dorë nga hetimi për Flynn

Më: 3 dhjetor 2017 Në ora: 18:07
Trump

Presidenti amerikan, Donald Trump mohoi sot t’i ketë kërkuar FBI-së të heqë dorë nga hetimi ndaj ish-këshilltari i tij për sigurinë kombëtare, Michael Flynn i cili pranoi fajësinë se ka gënjyer në çështjen për ndërhyrjet ruse gjatë presidencialeve të fundit.

“Nuk i kam kërkuar asnjëherë Comey për të hequr dorë nga hetimi për Flynn. Përsëri informacione të pavërteta që mbulojnë një tjetër gënjeshtër të Comey”, u shpreh Trump në Twitter.

Gjatë një seace dëgjimore në fillim të qershorit në Senat, ish-drejtori i FBI-së, James Comey konfirmoi se Donald Trump i kishte kërkuar personalisht të mbyllë hetimin ndaj Michael Flynn.

Të shtunën, Donald Trump rikonfimoi se nuk ka patur asnjë marrëveshje të fshehtë të stafit të fushatës ndërsa aspironte drejtimin e Shtëpisë së Bardhë me Rusinë, duke drejtuar gishtin nga Departamenti i Drejtësisë, si dhe ish-rivalja e tij demokrate, Hillary Clinton.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat