Gjykata Supreme aprovon urdhrin e Trumpit për ndalesat e hyrjes në SHBA

Amerika

Gjykata Supreme aprovon urdhrin e Trumpit për ndalesat e hyrjes në SHBA

Më: 4 dhjetor 2017 Në ora: 23:33
Ilustrim

Gjykata Supreme e SHBA-ve e ka miratuar sot urdhrin e presidentit Donald Trump, për ndalimin e udhëtimit për në SHBA të qytetarëve të gjashtë shteteve me shumicë myslimane.

Urdhri i peridentit Trump ishte kundërshtuar disa herë nga gjykatat amerikane, deri në vendimin e sotëm të Gjykatës supreme, e cila lejon zbatimin e kësaj urdhërese.

Me këtë urdhëresë u ndalohet ose u kufizohet hyrja në SHBA e njerëzve nga Irani, Siria, Libia, Somalia, Jemeni dhe Sudani, edhe nëse ata kanë marrëdhënie me ndonjë person apo institucion në SHBA.

Urdhri i presidentit Trump ishte kundërshtuar nga parti politike dhe organizata të shoqërisë civile e religjioze në SHBA dhe Evropë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat