New York: Arrestohet një student pas një kërcënimi terrorist në Twitter

Amerika

New York: Arrestohet një student pas një kërcënimi terrorist në Twitter

Nga: Beqir Sina Më: 10 dhjetor 2017 Në ora: 17:09
Studenti i arrestuar të premten është Nicholas J. Cioce, 17 vjeç

Lamjin e bëri të ditur shtypi lokal, duke njoftuar sot se një nxënës i shkollës së mesme në zonën Hudson Valley - Luginën Hudson, është arrestuar mbi akuzën për kryerjen e një kërcënimi terrorist, një krim ky që klasifikohet i klasës D, pasi që ai postoi në rrjetet sociale me pseudonim një mesazh kërcënimi, u kap këto ditë nga agjentët e SHBA-së për Doganën dhe Mbrojtjen e Kufirit.

Studenti i arrestuar të premten është Nicholas J. Cioce, 17 vjeç, nga qyteza  LaGrange, në prefekturën Dutchess County - NY, i cili mësonte në shkollën e mesme të Arlington. Ai u arrestua pasi policia zbuloi mesazhin e tij, të shpërndar me adres anonime në rrjetin social Twitter, një mesazh ky thotë policia i cili bëri të jetë pikë referencë për kryerjen e hetimeve në të gjitha shkollat e ciklit të mesmë dhe të lartë, në zonën e Poughkeepsie dhe njoftoi Policia e qytetit Poughkeepsie me anë të zëdhënësit të Policisë së Shtetit të Nju Jorkut, AJ Hicks.

Më tej në raportin e saj, policia, thotë se  Policia e Qytetit Poughkeepsie, Zyra e Sheriffit të Qarkut Dutchess County dhe Policia e Shtetit të Nju Jorkut, punuan së bashku për të identifikuar dhe gjetur autorin e kërcënimit në tweeted i cili kishte shpërndar mesazhin kërcënues ku shkruante se “……të gjithë ju paralajmërojë ……se unë do të godas shkollën time të mesme ..."

Kërcënimi i tij, u mor seriozisht nga komuniteti në gjithë zonën, pasi fjala u përhap shpejt deri në distriktet e tjera fqinje të shkollave në Arlington - Roy C. Ketcham High Schools, dhe u vendosën masa të larta sigurie dhe vëzhgimi si rezultat i kërcënimit.

Cioce ishte marrë në paraburgim pa rezistencë, tha policia dhe më pas u dënua nga një gjykat e qytetit - LaGrange Court dhe u dërgua në burgun e Qarkut Dutchess County në vend të lirisë me kusht 50,000 dollar.

Policia e Qytetit Poughkeepsie, Zyra e Sheriffit të Qarkut Dutchess County dhe Policia e Shtetit të Nju Jorkut, ka shpërndar një poster ku thuhet se çdokush që ka informacion në lidhje me këtë rast, ju kërkohet të telefononi  Zyrën e Trupës K në numërin e telefonit : (845) 677-7300.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat