Haley: Vendimi i Trump për Jeruzalemin avancon procesin e paqes në Lindjen e Mesme

Amerika

Haley: Vendimi i Trump për Jeruzalemin avancon procesin e paqes në Lindjen e Mesme

Më: 10 dhjetor 2017 Në ora: 21:31
Ambasadorja amerikane në Kombet e Bashkuara, Nikki Haley

Ambasadorja amerikane në Kombet e Bashkuara, Nikki Haley theksoi sot se vendimi i presidentit amerikan, Donald Trump për të njohur Jeruzalemin si kryeqytet të Izraelit dhe për zhvendosjen e ambasadës së SHBA-së do të ndihmonte procesin e paqen në Lindjen e Mesme.

“Mendoj se kjo do të avanconte gjërat për procesin e paqes”, konfirmoi Haley për stacionin televiziv CNN.

“Trump ka përmbushur vullnetin e popullit amerikan”, shtoi ajo duke iu referuar një ligji të miratuar nga Kongresi në vitin 1995, aplikimi i të cilit është shtyrë nga presidentët paraardhës.

Ky tekst kërkon zhvendosjen e ambasadës amerikane nga Tel-Avivi në Jeruzalem, “kryeqytet i Shtetit të Izraelit”.

Dhjetëra mijëra manifestues kanë dalë edhe sot në rrugë në Lindjen e Mesme dhe në mbarë botën për të protestuar kundër vendimit të Trump, njoftuar të mërkurën.

“Përsa i përket pakënaqësive, ne e dinim se kjo do të ndodhte. Por, guximi është origjina. Kur ju merrni një vendim, e dini se disa do e konsiderojnë negativisht dhe disa e konsiderojnë pozitivisht”, theksoi Haley.

“Pas 22 vitesh shtyrje, presidenti mendoi se ishte koha për të provuar të avancojmë gjërat”, shtoi ajo.

“Tashmë, izrealitët dhe palestinezët mund të bashkohen për të vendosur për kufijtë, u përket atyre për të vendosur limitet dhe për të diskutuar se çfarë dëshirojnë që Jeruzalemi të bëhet”, nënvizoi ambasadorja amerikane në OKB.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat