Trump, thirrje për rishikimin e sistemit të imigracionit

Amerika

Trump, thirrje për rishikimin e sistemit të imigracionit

Më: 12 dhjetor 2017 Në ora: 20:55
Donald Trump tha të martën në Shtëpinë e Bardhë se në dy incidentet e fundit në qytetin e Nju Jorkut janë përfshirë shtetas të huaj që jetojnë në SHBA me kartën e gjelbër.

Presidenti amerikan Donald Trump përsëriti thirrjen për të rishikuar sistemin amerikan të imigracionit pas shpërthimit në një korridor të metrosë së Nju Jorkut.

Presidenti tha të martën në Shtëpinë e Bardhë se në dy incidentet e fundit në qytetin e Nju Jorkut janë përfshirë shtetas të huaj që jetojnë në SHBA me kartën e gjelbër.

Ai tha se personi i parë erdhi në SHBA nëpërmjet programit të lotarisë së vizave ndërsa tjetri përmes një lidhjeje familjare me një shtetas amerikan.

Presidenti tha se Shtetet e Bashkuara do t'i japin fund shpejt këtyre dy dispozitave të emigracionit. Kongresi, - tha ai, - "duhet të veprojë menjëherë". Ai premtoi se këto dy programe të imigracionit "do të marrin fund".

Zoti Trump i bëri komentet gjatë një ceremonie nënshkrimi për Aktin e Autorizimit të Mbrojtjes Kombëtare për vitin financiar 2018.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat