SHBA, ndërprerja e energjisë në aeroportin e Atlantas bllokon mijëra pasagjerë

Amerika

SHBA, ndërprerja e energjisë në aeroportin e Atlantas bllokon mijëra pasagjerë

Më: 18 dhjetor 2017 Në ora: 13:29
Aeroporti i Atlantas

Ndërprerja e energjisë elektrike në aeroportin “Hartsfield Jackson” të Atlantas në SHBA, i cili njihet si aeroporti më i frekuentuar në botë, shkaktoi shtyrjen e fluturimeve të shumta dhe bllokimin e mijëra pasagjarëve në aeroport, raporton Anadolu Agency (AA).

Sipas informacioneve të marra ndërprerja e energjisë elektrike e cila ndikoi në të gjitha operacionet e aeroportit që ndodhet në shtetin federal amerikan Xhorxhia ndodhi për shkak të zjarrit të përhapur në pajisjet nëntokësore të kompanisë të cilat furnizojnë me energji elektrike në shtet.

Kryebashkiaku i Atlantas, Kasim Reed tha se deri tek problemi me energjinë erdh rreth orës 13:00 (sipas kohës lokale) dhe se defekti do të riparohet në mesnatë ndërsa fluturimet do të kthehen përsëri në normale.

Ai tha se do të bëjnë gjithçka të mundur për t’i eliminuar problemet e pasagjerëve. Reed theksoi se do të marrë kohë furnizimi me energji elektrike në aeroport, meqë zjarri i cili ka shkaktuar ndërprerjen e energjisë ka dëmtuar edhe linjat kryesore të energjisë elektrike në aeroport.

Sipas madiave amerikane rreth një mijë fluturime në aeroport janë vonuar për shkak të ndërprerjes së energjisë.

Aeroporti “Hartsfield Jackson” është një nga aeroportet kryesore në SHBA. Në bazë të numrit të pasagjerëve në vit vlerësohet si një nga aeroportet më të frekuentuara në botë. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat