Uashingtoni vendos sanksione ndaj liderit çeçen

Amerika

Uashingtoni vendos sanksione ndaj liderit çeçen

Më: 20 dhjetor 2017 Në ora: 20:04
Ramzan Kadyrov

SHBA-të kanë vendosur sot sanksione ndal liderit çeçen, Ramzan Kadyrov për shkelje të rëndë të të drejtave të njeriut si dhe disa zyrtarëve rusë, të shënjestruar në kuadër të çështjes Serguei Magnitski, juristit rus i cili vdiq në burg në vitin 2009.

“Thesari amerikan është i angazhuar për të ndjekur penalisht personat e përfshirë në çështjen Serguei Magnitski, duke përfshirë ata që kanë patur një rol në komplotin kriminal dhe në mashtrimin e zbuluar nga ky institucion”, pohoi në një deklaratë John Smith, drejtor i OFAC, agjencia e Thesarit e ngarkuar për sanksione financiare.

Ligji “Magnitski Act” shënjestron zyrtarë apo ata që kanë ndihmuar për fajësimin, abuzimet dhe vdekjen e këtij avokati rus që demaskoi një aferë të gjerë korrupsioni, që përfshinte anëtarë të qeverisë ruse. Ligji shënjestron gjithashtu personat përgjegjës për shkeljet flagrante të të drejtave të njeriut.

Në pozitën e liderit të Çeçenisë, Ramzan Kadyrov është gjithashtu i akuzuar për ekzekutime jashtë kompetencave të institucioneve gjyqësore, torturë apo zhdukjes të individëve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat