Trump shpërbën Këshillin Presidencial Këshillues për HIV-in dhe Sidën

Amerika

Trump shpërbën Këshillin Presidencial Këshillues për HIV-in dhe Sidën

Më: 30 dhjetor 2017 Në ora: 18:09
Foto ilustrim

Administrata e Presidentit Trump ka shkarkuar anëtarët e mbetur të Këshillit Presidencial Këshillues për HIV-in dhe Sidën.

Anëtarët e këshillit morën një letër këtë javë ku thuhej se emërimet e tyre merrnin fund “menjëherë”, sipas një artikulli në gazetën “Washington Post”.

Këshilli ishte krijuar në vitin 1995 gjatë administratës së ish-Presidentit Clinton, për të këshilluar Shtëpinë e Bardhë për strategji dhe politika për të luftuar këtë sëmundje.

Gjashtë nga anëtarët e Këshillit, të indinjuar nga veprimet e Shtëpisë së Bardhë për politikat për shëndetësinë, dhanë dorëheqjen në qershor. Scott Schoettes, një avokat në një organizatë për të drejtat e komunitetit LGBT, ishte një prej tyre. Në atë kohë ai u shpreh se Presidentit Donald Trump "nuk i interesojnë të sëmurët me HIV”./voa

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat