SHBA, aktivizmi dhe politika në zonat rurale

Amerika

SHBA, aktivizmi dhe politika në zonat rurale

Më: 2 janar 2018 Në ora: 06:40
ilustrim

Ish-Kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve, Tip O'Neill, ka thënë se gjithë politika është lokale. Kjo thënie është veçanërisht e vërtetë në komunitetet rurale në Shtetet e Bashkuara, largë korridoreve të pushtetit. Korrespondenti i Zërit të Amerikës, Mike O'Sullivan shkoi në Distriktin Lasen në Kaliforninë veriore për të parë se si politika lokale dhe përfshirja e komunitetit shkojnë me njëra tjetrën.

Kjo është një zonë rurale me hapësira të mëdha dhe të hapura.

"Ne thjeshtë merremi me rritjen e gjedhit, si dhe me kultivimin dhe shitjen e sanës".

Por kur fermeri Jeff Hemphill nuk punon në tokën e tij, ai punon në qeverinë lokale si mbikqyrës i zgjedhur i distriktit.

"Konkurrova për anëtar të bordit të shkollave, kolegjit shumë vite më parë, dhe më pas vendosa të konkurroja për postin e mbikëqyrësit të Distriktit Lassen".

Një nga çështjet me të cilat ai po merret tani është kthimi i ujqërve gri të rrezikuar në Distriktin Lassen.

Fermerët thonë se ata po vrasin bagëtitë e tyre. Zyrtarët e Departamentit të Kalifornisë për Peshqit dhe Kafshët e Egra këmbëngulin se ujqërit paraqesin rrezik të vogël.

Por komuniteti po punon për dërgimin e shqetësimeve të tyre në politikën shtetërore dhe kombëtare. Ata thonë se po përballen me rregullore të vendosura nga largë, një rënie në industrinë e drurit dhe me shërbime të kufizuara.

Është një rrugë e gjatë nga kryeqyteti i shtetit dhe vendit në Susanville, selia e Distriktit Lassen.

"Është i izoluar nga Sakramento, dhe deri në një shkallë edhe nga Uashingtoni. Ne kemi mbetur vetëm", thotë Chris Cole, kryetar i partisë republikane në Distriktin Lassen.

Si shumica e Kalifornisë, edhe kjo zonë rurale herë pas here ballafaqohet me zjarret.

"Ne kemi patur zjarre në Ventura dhe këtu në Kaliforninë veriore. Unë nuk shoh sinqerisht se si shteti do të rimëkëmbet", thotë Penny Artz, drejtore e Shërbimeve për të moshuarit në Lassen.

Por mbështetja tek vetja dhe angazhimi në komunitet janë një mënyrë jetese këtu.

"Nëse doni të bëhet diçka, atëherë bëjeni vetë. Nëse doni një qytet më të mirë, një distrikt më të mirë, një vend më të mirë, atëherë bëjeni këtë vetë në mënyrë vullnetare. Mos prisni që qeveria ta bëjë këtë për ju", thotë Gary Felt, banor i Distriktit Lassen.

Çelësi i realizimit të gjërave në këtë epokë polarizuese janë negociatat dhe kompromisi, thotë një banor tjetër i cili u përfshi në politikë.

"Për mua, kjo është çështja më e madhe, pra gjetja e pikave dhe synimeve të përbashkëta, sepse pa këtë ne nuk do të kemi më një vend", thotë mbikqyrësi i Distriktit Lassen

Kjo është një sfidë në të gjithë Shtetet e Bashkuara dhe në Distriktin Lassen, ku njerëzit thonë se po bëjnë atë që munden që zëri i tyre të dëgjohet.

FOLLOW USINFO

Rreth nesh
Na kontaktoni
Shënim për privatësinë
Abonim në listë e-maili

ZËRI I AMERIKËS

Ditari
Amerika
Ballkani
Intervista
Evropë
Bota
Shëndetëesi
Mjedisi
Foto e ditëes

LG

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat