Trump akuzon ish-këshilltarin Steve Bannon për “humbje të arsyes”

Amerika

Trump akuzon ish-këshilltarin Steve Bannon për “humbje të arsyes”

Më: 3 janar 2018 Në ora: 20:30
Presidenti amerikan, Donald Trump dhe ish-këshilltari, Steve Bannon

Presidenti amerikan, Donald Trump akuzoi sot ish-këshilltarin, Steve Bannon për humbje të arsyes, në një komunikatë të ashpër që shënon një ndarje mes presidentit amerikan dhe atij që është konsideruar shpesh si strategu i fitores në zgjedhjet e vitit 2016.

“Steve Bannon nuk ka asnjë lidhje me mua apo presidencën time. Kur, ai është shkarkuar, ai nuk ka humbur vetëm punën, por edhe arsyen. Steve nuk përfaqëson bazën time zgjedhore, ai është në kërkim të interesit të tij”, shkruan presidenti amerikan, Donald Trump në një komunikatë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat