SHBA, i ftohti rekord, termometri shënon -30 gradë

Amerika

SHBA, i ftohti rekord, termometri shënon -30 gradë

Më: 6 janar 2018 Në ora: 14:03
Ilustrim

Bregdeti Lindor i Amerikes se Veriut po dridhet nga i ftohti rekord që ka sjellë i ashtuquajturi cikloni bombë, i cili ka zbardhur edhe Floridan.

Në disa pjesë të Shteteve të Bashkuara dhe Kanadasë temperaturat ranë në -29 gradë celsius, por u ndjenë si -67 gradë mbrëmjen e të premtës, për shkak të erërave të acarta.

Shërbimi meteorologjik kombëtar parashikoi më herët një ulje të rrezikshme temperaturash në fundjavë, ndërsa ajri i ftohtë i Polit të Veriut po vinte drejt rajonit Atlantik. Në Masachusets, banorët e Bostonit u mobilizuan për pastimin e rrugëve nga 30 cm borë. Dallgë gjigande të shkaktuara nga stuhia që solli erëra me forcën e urgananit, përmbytën pjesë të bregdetit të New England. Moti ekstrem i ka kushtuar jetën të paktën 19 personave në SHBA dhe 2 të tjerëve në Kanada.

4 viktima u shënuan në aksidente rrugore të shkaktuar si pasojë e ngricave në Karolinat Veriore e Jugore, ndërsa të tjerë humbën jetën në Uiskonsin, Kentaki dhe Teksas. Një vajzë në Virxhinia vdiq pasi u përplas nga një makinë, ndërsa po rrëshqiste, ndërsa një 75 vjeçar u vra nga borëpastruesja.  Një 13 vjeçare vdiq, e 35 të tjerë u helmuan me monoksid karboni në një bllok apartamentesh në Nju Xhersi, ku temperaturat zbritën disa gradë nën zero.

Moti ekstrem shaktoi kaos ne qarkullim dhe çoi në anullimin e mijëra fluturimeve edhe të premten. Në shtëtin e Indianës autoritetet u përpoqën të ç’dramatizonin situatën e vështirë me një shaka, duke lëshuar një mandat arresti për heroinën e filmave Dinsey, Frozen, Elsa duke e fajësuar atë për të fohtin rekord. Në Kanada erërat e forta rrëzuan linjat elektrike, duke lënë pa energji mijëra banorë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat