Trump: Nuk jam racist

Amerika

Trump: Nuk jam racist

Më: 15 janar 2018 Në ora: 08:35
Donald Trump

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se “nuk është racist”, pasi ai ishte kritikuar se ka bërë komente vulgare për Haitin, El Salvadorin dhe disa shtete në Afrikë.

I pyetur për akuzat nga disa kritikë se ai është rascit, mbrëmë presidenti Trump u tha gazetarëve se “jo, jo, unë nuk jam racist”.

“Unë jam personi më së paku racist që ju ndonjëherë e keni intervistuar”, tha Trump në klubin e tij privat të golfit në Floridë.

Mediat e Shteteve të Bashkuara kanë raportuar se presidenti Trump i kishte përshkruar imigrantët nga Afrika dhe Haiti, se vijnë nga vendet “e pista” (“shithole”), gjatë një takimi me gjashtë senatorë në Shtëpinë e Bardhë më 10 janar.

Në këtë takim, senatorët e kishin shtruar çështjen e mbrojtjes për imigrantët nga Hait, El Salvadori dhe Afrika.

Trump i ka hedhur poshtë pohimet se ka bërë deklaratë të tillë, por nuk e ka elaboruar se çka ka thënë ai gjatë takimit.

Në raportet e mediave, që i kanë cituar burimet e paemëruara të afërta me takimin në Shtëpinë e Bardhë, është thënë se komentet vulgare të zotit Trump kanë hasur në kritika të ashpra në Shtetet e Bashkuara dhe në botë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat