Punëtori që aktivizoi gabimisht alarmin në Havaji merr detyrë tjetër

Amerika

Punëtori që aktivizoi gabimisht alarmin në Havaji merr detyrë tjetër

Më: 15 janar 2018 Në ora: 18:18
Ilustrim

Punëtori, i cili të shtunën ka dërguar gabimisht alarm për sulm me raketë, duke shkaktuar panik në shtetin amerikan të Havajit, është transferuar përkohësisht në detyra të tjera, thanë zyrtarët amerikanë.

Njerëzit në gjithë Havajin kanë marrë mesazhe në telefon me paralajmërimin për një sulm të menjëhershëm.

Rregullatori amerikan i medias tha se gabimi ka qenë "absolutisht i papranueshëm".

Komisioni Federal i Komunikimeve kritikoi fuqishëm edhe vonesën 38-minutëshe për korrigjimin e gabimit.

Agjencia për Menaxhimin e Emergjencave në Havaji tha se për të parandaluar përsëritjen e gabimit, nga tash e tutje, dy punonjës duhet të aktivizojnë sistemin e alarmit: njëri e lëshon paralajmërimin dhe tjetri e konfirmon atë.

Programi raketor dhe bërthamor i Koresë së Veriut shihet si një kërcënim në rritje për Shtetet e Bashkuara.

Alaska dhe Havaji janë shtetet më të afërta amerikane me këtë vend.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat