Uashingtoni rrit tarifat për importet nga Kina dhe Korea e Jugut

Amerika

Uashingtoni rrit tarifat për importet nga Kina dhe Korea e Jugut

Më: 24 janar 2018 Në ora: 19:06
Donald Trump

Kina dhe Koreja e Jugut po protestojnë vendimin e presidentit amerikan Donald Trump për të vënë tarifa të larta ndaj panelve diellore dhe makinave larëse që futen në Shtetet e Bashkuara. Vendimi i presidentit po nxit shqetësime në Azi për mundësinë e masave të mëtejshme proteksioniste nga ana e Shteteve të Bashkuara. Presidenti Trump ka thënë se Uashingtoni po ashtu po shqyrton mundësinë e shtimit të tarifave të importeve të çelikut dhe aluminit.

T I M E :

TEXT: Ministri jug-korean i tregtisë, Kim Hyun-chong i quajti tarifat të tepruara.

“Qeveria jonë shpreh keqardhje për masat e fundit mbrojtëse amerikane që cënojnë industrinë tonë. Ato janë të tepruara dhe shkelin rregullat e Organizatës Botërore të Tregtisë.”

Ai tha se Korea e Jugut ka në plan të paraqesë në OBT një ankesë kundër Shteteve të Bashkuara.

Tarifat ndikojnë ndjeshëm tek kompanitë elektronike jug-koreane Samsung dhe LG, të cilat zotërojnë rreth një të katërtën e tregut amerikan të makinave larëse që dominohet nga kompanitë amerikane Whirlpool dhe General Electric.

Kina, partneri më i madh tregtar i Shteteve të Bashkuara dhe prodhuesi më i madh në botë i paneleve diellore, tha se tarifat janë reagim i tepruar që do të dëmtonin tregëtinë globale.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat