SHBA kundërshton zgjedhjet e parakohshme në Venezuelë

Amerika

SHBA kundërshton zgjedhjet e parakohshme në Venezuelë

Më: 24 janar 2018 Në ora: 23:55
Heather Nauert

SHBA dënoi sot projektin e Venezuelës për organizimin e zgjedhjeve presidenciale përpara fundit të muajit prill, duke vlerësuar se një votim i tillë nuk do të ishte as i lirë dhe as i drejtë.

Organizimi i zgjedhjeve u vendos nga Asambleja Kushtetuese venezueliane, e denoncuar nga Uashingtoni si një mënyrë për të anashkaluar rregullat demokratike dhe për të forcuar kompetencat e presidentit.

“Këto zgjedhje nuk do të jenë as të lira, as të drejta. Kjo vetëm sa do të përshkallëzonte tensionet e brendshme dhe nuk do të mundësonte zgjidhjen e tyre”, tha zëdhënësja e Departamentit të Shtetit, Heather Nauert.

“Zgjedhjet presidenciale nuk do të pasqyrojnë vullnetin e venezuelianëve dhe do të perceptohen nga komuniteti ndërkombëtar si jodemokratike dhe të paligjshme”, shtoi Nauert.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat