Trump mban sot fjalimin e parë drejtuar kombit

Amerika

Trump mban sot fjalimin e parë drejtuar kombit

Më: 30 janar 2018 Në ora: 07:51
Ilustrim

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, do të mbajë sot fjalimin e parë drejtuar kombit.

Trump do të flasë në Kongresin amerikan, pas një viti në detyrë.

Zyrtarë të Shtëpisë së Bardhë thanë se temë e fjalimit do të jetë "ndërtimi i një Amerike të sigurt, të fuqishme dhe krenare".

Presidenti republikan pritet të lavdërojë rritjen ekonomike, kalimin e legjislacionit për shkurtimin e taksave, si dhe të bëjë thirrje për politika më të ashpra kundër migracionit.

Në politikën e jashtme, Trump pritet të theksojë mposhtjen e militantëve të Shtetit Islamik në Irak dhe Siri, të qenët i ashpër ndaj programit bërthamor të Koresë së Veriut dhe njohjen e Jerusalemit kryeqytet të Izraelit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat